Volkswagen i ka bërë thirrje pronarëve të afro 80 mijë veturave elektrike që të lajmërohen për servisim për shkak të një defekti në softuer që bën që ekranet të mbeten të fikur.
Kjo vlen për SHBA-në, Administrata Kombëtare e Sigurisë së Trafikut në Autostrada (NHTSA) të së cilës njoftoi se “ky gabim mund të rezultojë në humbjen e informacionit të shpejtësisë ose kamerës”.
Kjo thirrje vlen për modelet e automjeteve elektrike ID.4 të prodhuara nga viti 2021 deri në vitin 2023, transmeton Telegrafi.
Nga Volkswagen kanë paralajmëruar se dështimi i kamerës rrit rrezikun e përplasjeve ose aksidenteve të tjera kur automjeti lëvizë mbrapa dhe se ekranet e fikur në kabinë mund të rrisin gjithashtu rrezikun e aksidenteve.
VW tha se nuk ka pasur aksidente të raportuara të shkaktuara nga këto probleme, megjithëse janë bërë 354 kërkesa për garanci. /Telegrafi/