Shumë shpejtë, do të prezantohet kjo makinë tërësisht elektrike
Pasi shfaqi disa pjesë të modelit të ri Golf, Volkswagen e ka shfaqë më afër modelin e ri ID.3, që do ta prezantojë së shpejti në Frankfurt Motor Show, transmeton Telegrafi.
Ky është një model shumë i rëndësishëm për Volkswagen, prandaj e ka quajtur ID.3, si një kapitull i ri për kompaninë pas Beetle dhe Golf.
Në imazhet e shpërndara, ID.3 ka shtresa kamuflazhi, mirëpo dukja nuk dallon shumë prej modelit që u prezantua në Paris Motor Show, para tri vitesh.
Me bateritë e fuqishme, kjo makinë do të ketë autonomi prej 330 kilometrave, deri në 550 kilometra. Deri në 280 kilometra, mund të lëvizë kur bateria t’i jetë mbushur për gjysmë ore.
Vitin që vjen, pritet të lansohet Volkswagen ID.3, që do të kushtojë rreth 30 mijë euro, ndërsa do të ketë nivel të lartë teknologjie dhe shumë e mirë. /Telegrafi/