Kur është fjala për vetura elektrike, Volkswagen Group në gjashtë muajt e parë të vitit, prapa vetes ka lënë dy rivalet e mëdhenj, Stellantisin dhe Teslan.
Stellantis gjithashtu ka arritur një rezultat të mirë, duke marrë parasysh se i është ofruar mjaft prodhuesit gjerman, e me shitje e ka tejkaluar Teslan, transmeton Telegrafi.
Volkswagen në Evropë në gjashtëmujorin e parë të vitit ka arritur t’i shpërndajë veturat e porositura – pra 116.307 sosh, derisa Stellantis u rëndit në vendin e dytë me 105.413 vetura elektrike të porositura.
Tesla është shumë pas, në vendin e tretë me vetëm 78.277 vetura të shitura, e këto të dhëna i ka siguruar Dataforce.
Të dhënat bazohen në 27 vende të BE-së, përfshirë Britaninë e Madhe, Zvicrën, Islandën dhe Norvegjinë. Vetura më e shitur elektrike nga Stellantis është Fiat 500 i ri.
Edhe Tesla është e treta sa i përket shitjes së veturave elektrike në Evropë, ky prodhues zë dy vendet e para kur bëhet fjalë për shitjen e modeleve të caktuara.
Vetura më e kërkuar elektrike në Evropë gjatë gjashtë muajve të parë të vitit ka qenë Tesla Model Y (39.969 vetura të shitura), derisa Tesla tjetër ishte Model 3 (38.320).
Fiat 500 elektrik është i treti (32.315), Peugeot e-208 i katërti me (21.918), kurse Skoda Enyaq iV e pesta me (19.951). /Telegrafi/