Site icon Telegrafi

Volkswagen i dha fund prodhimit të një modeli tjetër të vogël të veturave

Volkswagen është zotuar të prodhojë vetëm automjete elektrike nga viti 2033 për tregun evropian.

Ndoshta kjo është arsyeja pse kjo markë, për të cilën mund të themi se është një nga më të njohurat në Kontinentin e Vjetër, ngadalë por me siguri po largohet prej tregut.

Siç shkruan revista e specializuar Autocar, VW do të ndalojë prodhimin e modelit të saj të vogël – është VW up!

Kjo do të thotë se, pasi Skoda ndaloi së prodhuari Citigo dhe SEAT ndaloi prodhimin e Mii menjëherë pas kësaj, një tjetër veture më të vogël po i vjen fundi.

VW up! ishte në prodhim për 12 vjet, dhe modeli i ri më i lirë në portofolin e VW do të jetë Polo.

Ka gjithnjë e më pak modele të vogla me motor benzine dhe një zëvendësim kur bëhet fjalë për VW mund të vijë në formën e ID.1, një automjet elektrik. /Telegrafi/

Exit mobile version