Për fat të keq, është vetëm një për momentin
Është një SUV i respektueshëm, që me 276 kuajfuqi ofron lëvizje të qëndrueshme, ndërsa shtatë ulëset komode ofrojnë një udhëtim të qetë, megjithatë dikush ka dashur që t’i japë më shumë përformancë Atlasit, transmeton Telegrafi.
Shpejtësinë nga zero deri në 100 kilometra në orë, e arrin për 7.9-sekonda andaj në këtë aspekt ka mundësi të shumta për përmirësim.
Fatmirësisht, punëtoria ABT që merret me makinat nga Volkswagen ka dëgjuar lutjet e entuziastëve, duke ia shtuar përformancën në masë të madhe, si dhe mundësitë për lëvizje në terrene të vështira.
Motorit bazë më 2.0-litra i është shtuar edhe një turborcharger nga Golf R, që së bashku prodhojnë 350 kuajfuqi, ndërsa ndihmohen nga sistemi i ri i nxjerrjes së gazrave, i punuar prej fibrave të karbonit.
Nuk është bërë e ditur se çfarë shpejtësi do të arrijë, por me 100 kuajfuqi më shumë, është e logjikshme që të lëvizë shumë më shpejtë.
Modeli Atlas është ngritur në masë të madhe dhe ka rrotat e reja prej 20×9-inch, ndërsa i janë përforcuar frenat që të përshtatet me shpejtësinë e re. Për ta bërë edhe më agresive i janë ndryshuar mbrojtëset, ndërsa ka ngjyrë të gjelbër me shtresa të zeza. /Telegrafi/