Site icon Telegrafi

Volkswagen Atlas me ndryshime të lehta në dukje, pritet të prezantohet gjatë vitit që vjen

Me këto ndryshime të lehta, pritet të konkurrojë edhe më shumë me rivalët si Jeep Grand Cherokee dhe Toyota Highlander

Janë bërë tri vite, që kur Atlas është prezantuar për herë të parë në LA Auto Show dhe prodhuesi gjerman Volkswagen dëshiron të jetë gjithnjë gati me këtë model, transmeton Telegrafi.

Pasi që nuk është koha për një version të ri, ky model ka pësuar ndryshime të lehta në dukje, që pritet të jenë në freskim për klientët.

“Grilli i ri, dritat me forma tjera, ndryshim të linjave në pjesën e përparme dhe të pasme, asistenti i shoferit dhe përditësime teknologjike”, thuhet të jenë disa prej gjëra të reja qo do t’i ketë kjo makinë.

Vetëm gjatë muajit nëntor, Atlas është shitur në Shtete e Bashkuara në 7,756 njësi, që është mjaft e lartë, krahasuar edhe me 8,403 Tiguan që janë shitur gjatë të njëjtës kohë.

Gjatë vitit që vjen, kur pritet të prezantohet Volkswagen Atlas, kërkesat besohet se do të jenë shumë të mëdha për të.

Ndryshimet që ka pësuar, ia lehtësojnë rivalitetin me Jeep Grand Cherokee dhe Toyota Highlander, meqë duket se është një veturë shumë më e mirë. /Telegrafi/

Exit mobile version