Volkswagen ka prezantuar një version ekstrem të modelit të tij SUV për tregun amerikan.
VW Atlas Cross Sport debutoi në vitin 2019 si një version sportiv i këtij SUV të rezervuar për klientët në Amerikë.
Dy vjet më vonë, u prezantua versioni GT me një motor të fuqishëm me 4 cilindra me benzinë.
Është një 2.0 TSI me 304 kuaj fuqi (224 kW). Kujtojmë, deri më tani më i fuqishmi Atlas Cross Sport kishte një VR6 3.6 litërsh me 280 kuaj fuqi (206 kW).
Motori është i bashkuar me një transmetim me 7 shpejtësi DSG, dhe fuqia dërgohet në të katër rrotat përmes sistemit 4Motion.
Volkswagen nuk dha më shumë detaje dhe prodhuesi gjerman pritet t’ua ofrojë këtë veturë klientëve në Shtetet e Bashkuara. /Telegrafi/