Passat CC më nuk ekziston, pozitën e tij e ka zënë Arteon
Pas kërkesave të shumta, Volkswagen e ka vënë në prodhim modelin Arteon, të cilin për herë të parë e prezantoi në Chicago Auto Show gjatë muajit shkurt, transmeton Telegrafi.
Kjo kupe me katër dyer, pritet ta zëvendësojë modelin shumë të pëlqyer Passat CC.
Stili i veçantë dhe përfundimet me kujdes, janë ato që e përbëjnë modelin Arteon.
Në të njëjtën kohë, është i ndërtuar mbi platformën MQB të VW, duke bërë që të ngjajë shumë me Atlas dhe makinat e fundit nga ky prodhues gjerman.
Energjinë e merr prej motorit 2.0-litra, që prodhon 268 kuajfi – 33 njësi më shumë se crossoveri Atlas.
Për të treguar më të mirën e kësaj makine, është për një fotosesion special me ndihëm e Dauglas Sonders.
Fotografi shfrytëzoi motivet e viteve të 80-ta, që të “kapë esencën e makinës” në mënyrën më të mirë të mundshme.
Me anë të modeleve dhe këndeve të ndryshme, shihet versioni i fundit i Arteon, që del në shitje në fund të vitit.
E tëra që ka mbetur pa u treguar, janë çmimet që do t’i vetë ky Volkswagen. /Telegrafi/