Zgjidhja e kontestit të emrit ndërmjet Maqedonisë dhe Greqisë do të sjellë stabilizim në Ballkanin Perëndimor, vlerëson ish ambasadori i SHBA-ve në NATO dhe i dërguar special i KB-së në Ukrainë, Kurt Volker, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Natyrisht që dua të shoh përparim në zgjidhjen e kontestit të emrit. Ajo do të jetë në interes të dy vendeve. Besoj se ka shpresë dhe se do të shohim përparim”, tha Volker.
Volker vlerëson se Ballkani edhe më tej vazhdon të jetë rajon shumë “jostabil dhe armiqësor” dhe për këtë arsye duhet të zgjidhen të gjitha çështjet e hapura.
Në lidhje me qëndrimin e Rusisë për anëtarësimin e mundshëm të Maqedonisë në NATO, Volker tha se Moskva nuk mund të pajtohet me faktin se mAqedonia do të bëhet pjesë e NATO-s dhe do të bëjë gjithçka për të penguar këtë zhvillim./Telegrafi/