Site icon Telegrafi

Volker: Përvjetori i aneksimit të Krimesë nga Rusia, një ditë e trishtë

Përfaqësuesi special amerikan për negociatat për Ukrainën, Kurt Volker, e cilësoi përvjetorin e aneksimit rus të Krimesë si një ditë të trishtë dhe ritheksoi kundërshtimin e SHBA-së ndaj këtij akti.

“Ky është një pushtim i jashtëligjshëm, një zaptim territori i jashtëligjshëm dhe ne qëndrojmë krejtësisht pas Ukrainës, duke insistuar në rikthimin e integritetit të saj territorial”, tha Volker para gazetarëve.

Volker deklaroi se SHBA-ja nuk do të mbajë një pozicion në zgjedhjet e ardhshme presidenciale, por i bën thjesht thirrje ukrainasve “të votojnë nëpërmjet ndërgjegjes së tyre”.

I dërguar special i bëri sërish thirrje Rusisë që të lirojë marinarët ukrainas të kapur në nëntor, duke thënë se burgosja e tyre është përtej ligjit ndërkombëtar./ATSH/

Exit mobile version