Ylli shqiptar i arteve të përziera marciale, Ilir Latifi, e ka zyrtarizuar duelin e ardhshëm në divizionin e lehtë në kategorinë e peshave të rënda.
Në kuadër të evenimentit ‘UFC Fight Night Stockholm’, 35-vjeçari do të ndeshet me zviceranin Volkan Oezdemir.
Dueli është caktuar të zhvillohet më 1 qershor të këtij viti në kryeqytetin suedez, ku pritet një performancë e shkëlqyer e Ilirit.
What a fight! @Volkan_Oezdemir vs. @LatifiMMA is official for #UFCStockholm!
Get your tix now via UFC Fight Club 🎟 https://t.co/m3x9okMBPt pic.twitter.com/DsntXRPJd8
— UFC Europe (@UFCEurope) April 3, 2019
Theksojmë se duelin e tij të fundit, Latifi e zhvilloi kundër Corey Anderson në kuadër të ‘UFC 232’.
Dueli mes tyre zgjati tri raunde, ndërsa në fund triumfoi amerikani me anë të pikëve duke e shtyrë ëndrrën e yllit shqiptar për titull në divizionin e lehtë të kategorisë së peshave të rënda. /Telegrafi/