Ylli shqiptar i MMA, Ilir Latifi ka pësuar humbje në duelin kryesor në ‘UFC Uruguay’, ndaj Volkan Oezdemir.
Ishte një duel i jashtëzakonshëm mes dy sportistëve me pasaportë suedeze, ku në raundin e dytë Volkan arriti të nokautonte shqiptarin Ilir Latifi.
Latifi nuk ishte në ditën e tij më të mirë dhe nuk pati paraqitje të mirë ndaj Volkan Oezdemir që ishte përgatitur mjaftë mirë për këtë sfidë.
Raundi i parë shkoi në të mirë të Volkan që bëri disa goditje mjaftë të mira në drejtim të Latifit.
Por në raundin e dytë turko-suedezi Volkan arriti që me një goditje të fortë me gju në fytyrë ta nokautonte shqiptarin.
Ky duel ishte i kategorisë së peshave të lehta, ndërsa Latifi me këtë humbje e humbi edhe mundësinë për tu ndeshur me Derrick Lewis. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=f1MXo_PoTkU