Telegrafi

Volejbollistja shqiptare që bën karrierë në SHBA, vjen me poza joshëse

Ajo është volejbolliste e suksesshme përtej oqeanit Atlantik, por që kurrë nuk i harroi rrënjët e familjes së saj.

Biondina tashmë disa herë ka veshur fanellën e kombëtares shqiptare, ku është paraqitur me sukses duke fituar medaljen e bronztë në një turne.

Bëhet fjalë për Cindy Marinën, e cila këto ditë po qëndron në vendlindjen e prindërve të saj teksa ka bërë edhe një fotoshoting.

Ajo ka publikuar disa imazhe dhe video të nxehta në llogarinë personale në Instagram teksa shihet tejet e nxehtë dhe joshëse.

Bukuroshja është pjesë e klubit të Troy dhe gjatë vitit të kaluar ishte volejbollistja e dytë më e mirë e klubit.

Lexo po ashtu Cindy Marina, bukuroshja që bën karrierë në SHBA, por që vesh fanellën kuqezi të volejbollit

Ndryshe, 21-vjeçaren edhe në turne të tjera të kombëtares sonë të volejbollit në kategorinë e femrave. /Telegrafi/