Ajo është volejbolliste e suksesshme përtej oqeanit Atlantik, por që kurrë nuk i harroi rrënjët e familjes së saj.
Biondina tashmë disa herë ka veshur fanellën e kombëtares shqiptare, ku është paraqitur me sukses duke fituar medaljen e bronztë në një turne.
Bëhet fjalë për Cindy Marinën, e cila këto ditë po qëndron në vendlindjen e prindërve të saj teksa ka bërë edhe një fotoshoting.
Ajo ka publikuar disa imazhe dhe video të nxehta në llogarinë personale në Instagram teksa shihet tejet e nxehtë dhe joshëse.
Bukuroshja është pjesë e klubit të Troy dhe gjatë vitit të kaluar ishte volejbollistja e dytë më e mirë e klubit.
Ndryshe, 21-vjeçaren edhe në turne të tjera të kombëtares sonë të volejbollit në kategorinë e femrave. /Telegrafi/