Volejbollistja e gjatë 201 cm nuk u lejua të hyjë në Kosovë në mungesë të vizës. Ajo menjëherë u kthye për Izrael.
Megjithëkëtë, skuadra e saj u kualifikua në raundin e dytë të garave “Challenge Cup”. Skuadra izraelite të martën mbrëma në Prishtinë, mposhti kampionen e Kosovës, Skenderajn, me rezultatin 3:0 në sete (16:25, 21:25, 23:25), shkruan kohaditore.
Me të njëjtin rezultat e mposhti edhe në Izrael javën e shkuar.
Trajnerit të ekipit mysafir Chen Hymelfarb, i erdhi keq që nuk e pati me vete volejbollisten ruse.