Skënderaj të dy ndeshjet i humbi me rezultatin 3:0 në sete nga skuadra izraelite Hapoel Kfar Saba, por debutimi në arenën ndërkombëtare i volejbollit kosovar për Matoshin është i suksesshëm. Ajo në dy ndeshjet ishte ndër më të mirat te kampioni kosovar, shkruan sot “Koha Ditore”.
22-vjeçarja e gjatë 182 centimetra, volejboll luan nëpër klube prej moshës 13-vjeçare. Por për herë të parë luan jashtë Shqipërisë.
Ajo në një bisedë për gazetën ka treguar pse la Shqipërinë për të luajtur për një klub nga një qytet i vogël në Kosovë.
“Në Skënderaj vendosa të luaj për disa arsye. Pikësëpari për faktin se është ekip kampion dhe në Kosovë ka emër të mirë. Arsye tjetër ishte se në Shqipëri ky sezon vazhdoi me kriza, madje kur unë vendosa të luaj në Skënderaj, në Shqipëri ishte në pikëpyetje vetë fillimi i kampionatit.