Site icon Telegrafi

Volejbolli i femrave “sjell botën” në Kosovë

Prenga fundjavën e kaluar iu bashkua skuadrës gjilanase, ndërsa u është bashkuar dy motrave të veta që po ashtu luajnë për Dritën.

Por Prenga, është vetëm njëra prej 12 lojtareve të huaja që mund të kalojnë në volejbollin kosovar në afatin e dimrit.

Federata e Volejbollit e Kosovës të martën ka publikuar listën me emrat e 12 lojtareve, që sipas FVK-së kanë kërkuar të kalojnë në ekipet kosovare.

Ka gjasë që ndonjëra prej lojtareve që janë në këtë listë të mos u bashkohet skuadrave kosovare, por njohësit e lojës së rrjetës vlerësojnë se përforcimet e bëra premtojnë ngritje të volejbollit në nivel tjetër.
 

Exit mobile version