Në kategorinë e meshkujve në pjesën e parë të kampionatit në tërësi dominoi Besa e Pejës e cila shënoi dhjetë fitore rresht.
Pejanët në xhiron e dhjetë mposhtën Dritën me lehtësi në Gjilan me rezultat 3:0 në sete. Ndeshja Gjimnazisti – AKPA te Luzha është ndërpre në setin e katërt kur rezultati ishte 2:1 në sete. Për këtë takim do të vendos në javën e ardhshme komesari i garave i FVK-së.
Kampion vjeshtor në konkurrencën e femrave është Drita e Gjilanit. Në këtë rang garash rivaliteti dhe cilësia ishin për lakmi pasi që për vendin e parë konkurruan Drita, Prishtina, Universiteti AAB Riinnvest dhe Kastrioti. Për këtë arsye edhe numri i tifozëve në ndeshjet e femrave ishte më i madh se sa në konkurrencën e meshkujve.
Superliga – meshkujt:
1.Drita – Besa 0:3 (17:25,18:25,13:25);
2.Gjimnazisti – AKPa te Luzha, u ndërpre në setin e IV ( rezultati 2:1 në sete për Gjimnazistin).
Superliga – femrat:
1:Kosova – Prishtina 0:3
2.Un.Aabriin.- Kastrioti 3:1(25:20,22:25,25:15,25:17)
3.Drita – Skenderaj 3:0 (26:24,25:16,25:20)