Prishtina e fundit në tabelë mundi të dytën në tabelë duke dhënë sinjale se kryeqytetasit kanë filluar të këndellën në rrugëtimin e tyre për mbijetesë.
Besa fitoi derbin duke e mundur si mysafire Therandën 3-1 në sete. Pas kësaj xhiroje, Besa e vetmuar prinë me 41 pikë, para Akpa te Luzha me 32 pikë.
Në javën e ardhshme takohen:
Theranda – Drita
Besa – Akpa te Luzha
Prishtina – Gjimnazisti
Edhe në Superligën e femrave u zhvillua një derbi. Kastrioti mundi Prishtinën 3-2, ndërsa në dy takime tjera fituan mysafirët – Drita dhe Universiteti AAB të cilat mundën Kosovën, përkatësisht Skenderajn.
Në xhiron e ardhshme takohen:
Kastrioti – Kosova (V)
Prishtina – Skenderaj dhe
AABRiinvest – Drita
/Telegrafi/