Site icon Telegrafi

Vokshi e Mehmeti vishen bardhezi

Që të dy në prani të drejtorit sportivë , Erxhan Dana nënshkruan kontratat me skuadrën e Lirisë.

Driton Vokshi, që luan pozitën e mbrojtësit qendër, ka qenë pjesë e shumë skuadrave kosovare si: Prishtina, Ferizaj e së fundi Kosova (V). Ndërkaq, mesfushori Meriton Mehmeti ka ardhur nga Llapi.

‘Ne, gjatë kësaj kohe kemi ruajtur fondin e lojtarëve. Kemi përtërirë kontratën me Liridon Fetahajn, kurse poashtu përmbyllëm synimin që kishim të sillnim një qendër mbrojtës dhe një mesfushor”.

“Presim që në pranverë Liria të jetë skuadër shumë më e fortë dhe më e konsoliduar dhe natyrisht të ketë rezultate shumë më të mira’, ka thënë Erxhan Dana.
 

Exit mobile version