Telegrafi

Vokrri zbulon dy kroatët që i ndihmuan shumë Kosovës

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Fadil Vokrri, ka bërë të ditur se Kroacia i ka ndihmuar shumë Kosovës.

Para duelit të skuadrave të enjten në Shkodër në eliminatoret e “Kampionatit botëror 2018”, Vokrri ka konfirmuar raportet e mira me Kroacinë.

Lexo po ashtu Suker i pafuqishëm: Duhet të na përjashtojnë për katër vite, pastaj të edukohemi!

“I ndjeri Vlatko Markovic, e pas tij edhe Davor Suker na kanë ndihmuar shumë që të kemi mundësinë të luajmë në kualifikime”, deklaroi Vokrri për mediat kroate, përcjell Lajmi.net.

“Beteja jonë ishte e gjatë, por gjatë asaj rruge Kroacia ishte këshilltarja jonë. Këtë do ta mbajmë në mend përgjithmonë”, u shpreh ai.