“Ne kemi raporte të shkëlqyera me Federatën e Futbollit të Gjermanisë (DFB). Më 24 gusht, Fadil Vokrri do të udhëtojë drejt këtij vendi, ku është i ftuar special nga ana e nënkryetarit të DFB-së, Milkoreit. Vokrri do të provojë t’i përafrojë edhe më shumë raportet me shtëpinë më të madhe të futbollit gjerman, të cilat edhe ashtu janë fantastike”, u shpreh Salihu, transmeton Tribuna.
Kjo nuk është hera e parë që Milkoreit ka punë me Vokrrin dhe Kosovën. Ai më herët vazhdimisht e ka vizituar vendin tonë. /Telegrafi/