Ditë më parë, përzgjedhësi i kësaj Kombëtare, Alain Giresse vizitoi Prishtinën, me ftesë të FFK-së. “Vokrri ka udhëtuar në Francë dhe atje do të mundohet të bisedojë më Përfaqësuese nga afër. Senegali është njëri prej kundërshtarëve të mundshëm”, deklaroi nënkryetari i FFK-së, Agim Ademi për Arenën.
Sipas tij, në opsion janë edhe Kombëtare tjera. “Ne u kemi bërë kërkesë edhe Senegalit, por edhe Hungarisë. Kemi tentuar edhe me Kombëtare tjera si psh SHBA-të, por të gjitha i kanë aranzhuar më herët. Bile disa nga to kanë caktuar miqësore edhe për qershor. Besoj se deri të mërkurën do të kemi më të qartë se me kë do të luajmë”, shtoi ai. Në anën tjetër, zëdhënësi i FFK-së, tha se Fadil Vokrri ka udhëtuar drejt Francës, ku më pas do të shkojë edhe në Belgjikë e Zvicër. /Arena/Telegrafi/