Kreu i FFK-së i falënderoi përfaqësuesit e tifo-grupit të përfaqësueses për përkrahjen korrekte që i kanë dhënë Kosovës në ndeshjen e parë miqësore kundër Haitit, duke iu kërkuar që të vazhdojnë me paraqitje të tilla edhe në ndeshjet e ardhshme.
Nga ana e tyre, ‘Dardanët’ e kanë falënderuar Vokrrin duke i premtuar atij që ata do ta përkrahin Kosovën në mënyrën më të mirë të mundshme edhe në ndeshjet e ardhshme ndërkombëtare, raporton Tribuna.
Takimin e ka konfirmuar edhe sekretari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Eroll Salihu, në konferencën për shtyp që u mbajt të premten. /Telegrafi/