Site icon Telegrafi

Vokrri takohet me Ahmetin

Po ashtu kreu i FFK-së i bëri të ditur mikpritësit për ecurinë e përgatitjeve për këtë ndeshje kundër Haitit, që do të zhvillohet më 5 mars në stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë, që është cilësuar si historike. Me këtë rast Vokrri i kërkoi kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmeti që t’i shikojnë mundësitë e tyre për ndarjen e një lokacioni për ndërtimin e selisë së FFK-së si dhe një lokacion për ndërtimin e një stadiumi të ri.

Po ashtu Vokrri kërkoi nga kryetari Ahmeti që të investohet edhe në stadiumin aktual të Prishtinës, të paktën për një periudhë afatmesme, në mënyrë që Kosova të ketë dy stadiume me kritere të FIFA-s dhe që aktiviteti sportiv duhet të zhvillohet në kryeqytet. Nga ana e tij kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti u premtoi krerëve të FFK-së, se do të trajtojë me seriozitetin më të madh kërkesat e FFK-së dhe shumë shpejt disa kërkesa edhe do të realizohen.

“Unë do të jem gjithmonë në përkrahje të futbollit të Kosovës dhe në mendje kam të shënojmë në mënyrë simbolike edhe përvjetorin e inkuadrimit të klubit ‘Prishtina’ dhe brezit të artë në Ligën e parë të ish-Jugosllavisë, për t’i falënderuar të gjithë për atë çfarë kanë bërë ata në atë kohë të vështirë”, ka theksuar Ahmeti. /Tribuna/Telegrafi/ 

Exit mobile version