Kryetari i FFK-së ,Fadil Vokrri ka folur në kongresin e FIFA-s, ku ka kërkuar pranimin.
“Presidenti i FIFA, delegatë dhe presidentët e shteteve tjera. Dua të falendëroj këshillin e FIFA-s që ka futur Kosovën në pikë të rendit për pranim. Presim që Kosova t’i lejohet të marrë pjesë në kualifikimet për botëror”.
“Jemi ndarë nga Serbia në vitin 1991. Kemi organizim të mirë të kampionatit dhe Ligës . I mbajmë kampionatet me standarde dhe statuse të FIFA-s. Kemi vazhduar të lujamë ndeshje miqësore me Hiatin, Turqinë, Shqipërinë, Senegalin, Omanin”.
“Kemi luaju me shtet dhe federata që kanë pranuar të luajnë me Kosovën”
“Kosova është pjesë e komiteti ndërkombëtare olimpik dhe është vetëm futbolli që nuk është pranuar. Menaxherët dhe ambasadorët kanë një traditë të mirë të organizimit të futbollit”
“Kosova është duke u munduar që ta bëjë marrëdhënie të mira për të gjithë. Lë të jetojmë me futbollin” , tha Vokrri.