Site icon Telegrafi

Vokrri pjesë e debatit në televizionin kroat (Video)

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri ka qenë pjesë e një debati të një televizioni kroat.

Televizioni shtetëror kroat HRT përmes emisionit “Tema Dana” ka folur për ndeshjen kualifikuese për kampionat botëror në mes Kosovës dhe Kroacisë, njofton Klan Kosova.

Për këtë çështje ata kanë diskutuar edhe me legjendën kosovare të futbollit, tani kryetarin e FFK-së, Fadil Vokrri.

Lexo po ashtu Kryeministri në Drenas, ndjek nga afër stërvitjen e futbollistëve të Kosovës (Foto)

Pjesë e këtij debati ishin edhe ish-futbollistin i njohur kroat dhe i Barcelonës, Robert Procineqki dhe ish- trajneri i Prishtinës, Cira Blazevic.

Ndryshe, Përfaqësuesja e Kosovës dhe kombëtarja kroate do të ndeshen në mes vete me 6 tetor në stadiumin e Shkodrës, ‘Loro Boriçi’./KlanKosova, Telegrafi/

Exit mobile version