Telegrafi

Vokrri: Për vendimin e FIFA-s më kanë uruar edhe nga Serbia

“Më kanë uruar shumë nga ish bashkëlojtarët e mi, krerët e Partizanit, si dhe shumë legjenda të futbollit nga Serbia, por më janë lutur që kjo të mbetet sekrete, në mënyrë që të mos ngritët shumë pluhur në Serbi”, ka thënë Vokrri, i cili vendimin e FIFA-s e sheh si hap drejt anëtarësimit të plotë.

“Nuk besoj se serbët do t’ia dalin të bëjnë presion që të ndodhë sërish pezullimi. Tani, në fakt, është një klimë ndryshe politike nga ajo që ishte para disa muajve, kur Blateri vendosi në favor të Kosovës”.

Vokrri është marrë edhe me reagimet nga Republika Srpska e cila ka paralajmëruar aksion të ngjashëm.

“Thanë atëherë: ‘Nëse Kosova mundet, pse nuk mundemi edhe ne’. Kështu ka reaguar edhe kryetari i Federatës së Futbollit të Abkhazisë, provincës së Kaukazit që është shkëputur nga Gjeorgjia e të cilën si shtet e njohin vetëm pesë vende”.

Vokri vlerëson se gjatë mandatit të tij reprezentacioni i Kosovës do të luaj një ndeshje me Serbinë.

“Sigurisht, pse jo. Jo gjatë jetës sime, por gjatë mandatit tim. Sporti është sport dhe politika është politikë. Besoj se Federata e Futbollit e Serbisë nesër do të pajtohet që të luaj. Unë shpresoj se negociatat ndërmjet qeverive të Kosovës dhe të Serbisë së shpejti do të përfundojnë për të mirën e të dyja palëve dhe loja do të jetë këtu”, ka thënë Vokrri.

Në fund të intervistës ai ceku se me cilin shtet do të donte që Kosova të luante e para.

“Do të doja, para se gjithash, që të luaja me miqtë tanë, me ekipin kombëtar kroat”. /Telegrafi/