Site icon Telegrafi

Vokrri: Patëm vështirësi por ia dolëm

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, tha se pranimi i Kosovës në FIFA, ka shënuar përfundimin me sukses të një kapitulli të radhës.

Vokrri këto komente i bëri në një konferencë për media, ku përmendi edhe disa nga vështirësitë që ka pasur FFK-ja në kongresin e FIFA-s.

“Ju i dini vështirësitë në kongresin e fundit të FIFA –s, ku përkundër rezultatit bindës falë shteteve që kanë qenë pro pranimit tonë, vështirësia ka qenë tek kundërshtarët që kemi, por, kemi qenë vigjilentë dhe ia kemi dalë”, tha ai.

Kujtojmë që Kosova u pranua në FIFA si anëtarja e 210-të e shtëpisë më të madhe të futbollit botëror, ndërsa në votim morri 141 vota pro përkundër 24 që kishte kundër. /Telegrafi/

Exit mobile version