E gjithë vëmendja e futbolldashësve tonë nesër dhe pasnesër do të jetë e përqendruar tek Federata Ndërkombëtare e Futbollit (FIFA).
Shtëpia më e madh e futbollit botëror do të mbaje mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv, ku në mesin e disa temave që do të diskutohen në mbledhjen e KE të FIFA-së, do të jetë edhe çështja e futbollit të Kosovës.
Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Fadil Vokrri pak ditë më parë në një intervistë për KosovaPress, është shprehur optimist se nga mbledhja e KE të FIFA-së Kosovës do t’i vijnë lajme të mira.
Ai beson se FIFA do t’i heq modalitetet që i kishte vendosur kohë më parë për përfaqësueset tona, veçmas kushtëzimet që i janë bërë përfaqësues ‘A’ të vendit tonë. Vokrri është i bindur se me 5 dhjetor në mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv të FIFA-së do të lejohet zhvillimi i ndeshjeve miqësore të përfaqësues sonë.
"Kam shpresë të madhe se me 5 dhjetor në mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv të FIFA-së, shtëpia më e madh e futbollit do të vendos në favor të Kosovës. Në këtë drejtim jam optimist, sepse nuk është interes i askujt që ne të mos zhvillojmë ndeshje miqësore duke marrë parasysh se pranimi i plot është më i vështirë dhe i kushtëzuar nga OKB-ja me statusin e UEFA-së", ka thënë Vokrri.
“Mendoj se është shumë më rëndësi në qoftese kjo zhbllokohet dhe ta marrim dritën e gjelbër për zhvillimin e ndeshjeve miqësore. Jam optimist në këtë drejtim, e posaçërisht jam optimist në një gjë tjetër, sepse ne kurrë nuk do të marrim leje paraprakë nga Serbia apo të konsultohemi më ta për të zhvilluar ndeshje ndërkombëtare, pasi që ne jemi shtet i njohur ndërkombëtarisht nga 105 shtete dhe mendoj se ajo është iluzore nga ana e Serbisë”, tha ai.
Vokrri ka shtuar se mbledhja e KE e FIFA-së do të jetë pozitive për futbollin tonë. /KP/Telegrafi/