Site icon Telegrafi

Vokrri nuk do të takohet me Platinin

I pari i UEFA-së, nesër do të qëndrojë në Tiranë, ku do të përuron fillimin e programit të ri të Qeverisë shqiptare dhe Federatës shqiptare të futbollit (FSHF) për futbollin në shkolla.

Platini pritet të aprovojë edhe marrëveshjet për stadiumin e ri ‘Qemal Stafa’ dhe rindërtimin e ‘Ruzhdi Bizhutës’.

Megjithatë, ish ylli i Juventusit nuk do të ketë takim me kreun e FFK-së, Fadil Vokrrin. Zëdhënësi i FFK-së, Fazli Berisha, i ka thënë KosovaPress-it, se për shkak të agjendës dhe kohës së shkurtër që do të qëndrojë Platini në Tiranë, nuk do të ketë takim mes tij dhe Vokrrit.

“Kryetari i FFK-së, Fadil Vokrri nuk do të ketë takim me Platinin për shkak të agjendës së ngjeshur dhe kohës së shkurtër që do të qëndrojë Platini në Tiranë”, ka thënë zëdhënësi Berisha.

Platini nuk njihet si mik i Kosovës, për faktin se ai haptazi ka shprehur pakënaqësinë e tij me vendimin e fundit të FIFA-së që i lejoi Kosovës të zhvillojë ndeshje miqësore ndërkombëtare. /KP/Telegrafi/ 

Exit mobile version