“Ky është vendim i FIFA-s në pajtim me rekomandimet e qeverisë tonë, ky tregim është i mbyllur”, ka thënë Karaxhiq për agjencinë Beta. Ai është pyetur edhe rreth pjesëmarrjes së tij të mundshme në ndeshjen me Haitin. “As që më shkon ndërmend kjo ide. As ata nuk do të më ftojnë mua, e as unë nuk do të shkoj, edhe nëse më ftojnë. Mendoj që kjo nuk do të kishte kuptim. Dihet se çfarë raporte kemi me të ashtuquajturën Federatë të Futbollit të Kosovës”, u shpreh i pari i futbollit serb.
Na intereson vetëm FFK, jo FFS.
Në anën tjetër, i pari i futbollit kosovar, Fadil Vokrri ka deklaruar se Serbia është çështje e mbyllur për ta. “Nuk e di pse duhet ne t’i kontaktojmë FFS-në, neve s’na intereson kjo federatë, na intereson vetëm FFK. Ne nga FIFA kemi marrë pajtimin që mund të luajmë ndeshje miqësore. Ekzistojnë dokumentet e nënshkruara për këtë”, tha Vokrri për mediat serbe.
Ai është pyetur edhe për lojtarët e mundshëm që do të luajnë për Kosovën. “Kjo së pari është çështje e përzgjedhësit. Yjet që luajnë për Zvicrën e Shqipërinë, nuk do t’i prekim. Etika sportive nuk na lejon ne t’i ftojmë. Mendoj që kemi shumë lojtarë tjerë të mjaftueshëm të cilët janë të ri dhe të talentuar, e që mund të luajnë për Përfaqësuesen e Kosovës. Kur të anëtarësohemi në UEFA e FIFA dhe të marrim pjesë në kualifikime, atëherë ata do të vendosin për kë do të luajnë”. /Tribuna/Telegrafi/