Site icon Telegrafi

Vokrri: Me ndërkombëtarizimin e futbollit, Serbia i çon duart nga Kosova

Fadil Vokrri ka udhëhequr futbollin kosovar drejt dy fitoreve të mëdha në ditët e fundit – pranimin në UEFA dhe FIFA. Por, kreu i Federatës së Futbollit të Kosovës thotë se fitoren më të madhe nga gjithë kjo do ta marrë shteti.

Në një intervistë për gazetën “Koha Ditore”, ai ngul këmbë se rezistenca e Serbisë në Kongresin e UEFA-s dhe FIFA-s është beteja e fundit e saj për Kosovën.

“E kam potencuar disa herë se vetëm kur të pranohet futbolli, atëherë Serbia definitivisht i çon duart prej Kosovës dhe do ta shihni se kam të drejtë, sepse këto kanë qenë përpjekjet e fundit”, ka thënë Vokrri.

Njëshi i futbollit kosovar ka folur edhe për sfidat që e presin Kosovën tash pas pranimit në organizmat ndërkombëtare. Ka folur për miqtë që ndihmuan këtë proces, por jo edhe për ata që e kishin dëshpëruar me qëndrimet e tyre.

Exit mobile version