Site icon Telegrafi

Vokrri: Luajtëm mençur

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri ka thënë se kjo ndeshje do të jetë motiv për ndeshjet e ardhshme.

Vokrri ka thënë se përkundër faktit se Kosova herët mbeti me një lojtar më pak, loja e lojtarëve kosovarë ishte e mençur.

“Sigurisht duke i parë rrethanat. Mbetëm shumë herët me një lojtar më pak. Edhe pse shënuam gol, duhet përgëzuar lojtarët që me mençuri udhëhoqën ndeshjen. Me një angazhim maksimal realizuam edhe golin e dytë. Me kundër-zbritje të shpejta rrezikuam disa herë gjatë atyre momenteve”, ka thënë Vokrri.

Në 25 minutat e fundit, sipas Vokrrit, Kosova pati një krizë, por edhe aty me gjakftohtësi është ruajtur rezultati.

Exit mobile version