Përfaqësuesja e Kosovës në futboll është në kërkim të një trajneri të ri, pas largimit të Albert Bunjakut me mbylljen e fushatës eliminatore për Kampionatin Evropian ‘Rusia 2018′.
Federata e Futbollit të Kosovës sipas të gjitha gjasave do ta emërojë një trajner të huaj në krye të Kosovës.
GazetaOlle.com e ka kontaktuar presidentin e FFK-së, Fadil Vokrrin i cili nuk e ka mohuar mundësisë që Lothar Mattheus ta marrë drejtimin e Kosovës.
“Ka shumë trajner që po mendojmë. Njëri ndër ta është edhe Lothar Matthaus”, ka deklaruar Fadil Vokrri për GazetaOlle.com.
Matthaus u takua mbrëmë, Fadil Vokrri, në gala mbrëmjen e ndarjes së çmimeve për më të mirët nga FIFA në Londër.
Matthaus e udhëhoqi si kapiten Gjermaninë Perëndimore drejt triumfit në Kupën e Botës në vitin 1990, dhe u shpall lojtari i vitit në Evropë po atë vit.
Në vitin 1991, ai u bë lojtar i parë ndonjëherë që fiton çmimin lojtari i vitit i FIFA-s. Si lojtar, ai ka luajtur për ekipe të mëdha evropiane si Bayern Munich dhe Inter.
Ndërsa si trajner, ai ka drejtuar ekipe kombëtare si Hungaria (2004-06) dhe Bullgaria (2010-11).
Ai i ka drejtuar edhe skuadrat si Rapi Wien, Partizain e Beogradit, Red Bull Salzburg e të tjera.