Site icon Telegrafi

Vokrri: Kosova, opsion i parë, Shqipëria e treta

Vokrri është i bindur se yjet si: Xherdan Shaqiri, Adnan Januzaj, Granit Xhaka, Mërgim Mavraj e shumë e shumë të tjerë do të pranojnë për të luajtur me Kosovën. Ai është i sigurt se do të jetë më i suksesshëm se kreu i FSHF-së, Armando Duka në procesin e angazhimit të yjeve në skuadrën shtetërore të Kosovës.

“Ne e kemi përfaqësuesen tonë. Albert Bunjaku është përzgjedhës dhe punon shumë në këtë drejtim. Ju e dini se reprezentuesi i Shqipërisë, Valdet Rama ka luajtur fillimisht me përfaqësuesen tonë. Por, ne nuk kemi çka të fshehim. Kur të pranohemi në UEFA e FIFA, atëherë do t’i ftojmë të gjithë lojtarët me origjinë nga Kosova në përfaqësuesen tonë, sepse njerëzit e Kosovës kanë sakrifikuar shumë, kanë dhënë jetën për Kosovë, e ne e kemi për obligim të punojmë”, u shpreh Vokrri. /Tribuna/Telegrafi/ 

Exit mobile version