Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri ka thënë se rezultatet e arritura në ndeshjet e deritashme, nuk janë pasqyrë e asaj që ka qenë në fushë.
Në gjashtë ndeshjet e zhvilluara në fazën kualifikuese, Përfaqësuesja e Kosovës ka pësuar pesë disfata duke barazuar vetëm në ndeshjen e parë.
Sipas numrit një të FFK-së, këto rezultate nuk janë pasqyrë reale e asaj që ka treguar Kosova në fushë.
“Ne nuk kemi qenë të kënaqur dhe kemi kërkuar të dalim nga kjo krizë, por gjatë këtyre kualifikimeve ku është kapaciteti ynë, edhe pse në disa ndeshje rezultati nuk e ka pasqyrë e vërtetë e asaj që është parë në fushë”, tha Vokrri për Supersport.
“Ndeshje e sotme do të jetë shumë e vështirë, sepse Kroacia është superfuqi e futbollit evropian dhe botëror dhe këtë e tregon paraqitja e tyre në këto gara”.
“Ne do të mundohemi t’i bëjmë ballë dhe përkundër rezultateve të dobëta. Shpresoj se nesër të japim maksimumin, pasi në futboll ka gjithmonë befasi”, tha në fund ai.