Telegrafi

Vokrri konfirmon Bunjakun: Nuk jam i kënaqur me rezultatin, por ka progres në lojë

Albert Bunjaku do të vazhdoi të mbetet në krye të Përfaqësueses së Kosovës.

Ka qenë i pari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri që në një prononcim për Telegrafin konfirmon Bunjakun.

Vokrri ka deklaruar se nuk merret me deklarata jo serioze dhe se FFK nuk ka dalë me një komunikatë rreth kësaj çështje.

“Bunjaku është trajner i Kosovës dhe ai është duke vazhduar punën. Nuk dua të merrem dhe nuk i komentoj aspak”, deklaroi Vokrri për Telegrafin.

“Ne nuk kemi mbajtur ndonjë mbledhje rreth kësaj, Alberti është duke vazhduar punën e tij dhe do të jetë trajner i Kosovës deri në një vendim tjetër”.

Albert Bunjaku do të vazhdoi të mbetet në krye të Kosovës

Tutje numri një i FFK-së, ka thënë se rezultati nuk e ka kënaqur por që pajtohet me opinionin e gjerë se loja ka qenë e mirë.

“Të gjithë unanimisht kanë deklaruar se loja ka qenë e mirë, por un them se nuk jam i kënaqur me rezultatin”.

Legjenda e futbollit kosovar, ka thënë se ka progres në lojën e Përfaqësueses së Kosovës.

“Ka progres dhe po rritemi çdo ditë”, përfundoi Vokrri.

Kosova zhvilloi një lojë shumë të mirë ndaj Islandës ku pësoi me rezultat minimal 1-2 edhe pse dominoi pothuajse gjatë gjithë ndeshjes. /Telegrafi/