Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) ka njoftuar se Kroacia i ka ndihmuar shumë Kosovës.
Para duelit të skuadrave të enjten në Shkodër në eliminatoret e “Kampionatit botëror 2018”, Vokrri ka konfirmuar raportet e mira me Kroacinë.
“I ndjeri Vlatko Markoviç, e pas tij edhe Davor Suker na kanë ndihmuar shumë që të kemi mundësinë të luajmë në kualifikime”, deklaroi Vokrri për mediat kroate, përcjell “Lajmi.net”.
“Beteja jonë ishte e gjatë, por gjatë asaj rruge Kroacia ishte këshilltarja jonë. Këtë do ta mbajmë në mend përgjithmonë”, u shpreh ai.