Telegrafi

Vokrri i kënaqur me ekipin e Kosovës, por nuk harron edhe ‘të shumëkërkuarit’ që nuk erdhën

Fadil Vokrri u ka uruar fat në karrierën e tyre gjithë futbollistëve me prejardhje nga Kosova, që vendosën të mbesin në përfaqësueset tjera.

Kreu i FFK-së gjatë një intervistë për portalin kroat ‘SportskeJutarnji’, ka deklaruar se është i kënaqur me skuadrën që ka në dispozicion Përfaqësuesja e Kosovës, falënderon ata që kanë zgjedhur të luajnë për Kosovën, e iu uron shumë fat atyre që kanë vendosur të luajnë për vendet tjera.

Lexo po ashtu FFK-ja zyrtarizon çmimin e biletave Kosovë-Kroaci, ato janë të shtrenjta

“Ne jemi të kënaqur me atë se si duket ekipi ynë përfaqësueses. Unë them se në Finlandë kemi marrë pikë historike, por me më shumë fat kemi mundur të marrin tre pikë”, deklaroi Vorrki, përcjell Lajmi.net.

“Urime për gjithë ata që kanë vendosur të luajnë për Kosovën, e ata që s’janë me ne fat të mëtejshëm në karrierën e tyre, çdo kush ta të drejtën e zgjedhjes së tij”, shton kreu i Federatës së Futbollit të Kosovës.