Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, ka folur për çështjen e pritjes së konfirmimit të 6 futbollistëve nga FIFA.
Kosova është duke pritur lajmin për Amir Rrahmanin, Milot Rashicën, Samir Ujkanin, Alban Mehën, Herolind Shalën dhe Valon Berishën.
“Kemi marrë premtime nga FIFA për lojtarët kyç si Milot Rashica, Amir Rrahmani e Samir Ujkani. Tani po e presim konfirmimin zyrtar”, deklaroi Vokrri për “GazetaOlle.com”.
Leja nga FIFA pritet të vije para orës 15:00.
Përzgjedhësi Bunjaku vazhdon të jetë nën ethe, pasi edhe në ndeshjen e tij të parë nuk e ka pasur skuadrën e kompletuar.