Site icon Telegrafi

Vokrri: Kam punë me FIFA-n, jo me federatën serbe

I pari i FFK-së, i bëri këto deklarata pas vizitës së presidentit të FIFA-s, Sepp Blatter në Serbi, ku e shprehu qëndrimin e tij që Kosovës t’i lejohet zhvillimi i ndeshjeve miqësore.

“Deri më tani nuk kemi pasur kurrfarë kontakti me FSS-në, prandaj kjo tregon se me ata nuk bëjmë pazare. Krejt për çfarë po mundohemi të bisedojmë me Blatterin është që FIFA më në fund të na pranojë si anëtar i barabartë. Më vjen keq që kjo nuk ndodh, ndërsa Kosovën e kanë njohur 100 shtete në botë”, ka thënë Vokrri.

Ai pastaj e demantoi, mundësinë e ndërrimit të territoreve të futbollit në Ballkan. “Nuk ka tregti të Kosovës për Republikën Serbe. Edhe pse këtë dikush e dëshiron, ne atë bisedë nuk e pranojmë. Le të vendosin në Sarajevë nëse dëshirojnë ta lënë Serbinë të luajë në Banja Llukë”, tha ikona e futbollit tonë. /Telegrafi/

 

Exit mobile version