Telegrafi

Vokrri: Januzaj as nuk na lajmërohet

Kryetari i FFK-së, Fadil Vokrri, ka folur edhe për Adnan Januzajn duke thënë se ai nuk është lajmëruar.

Adnan Januzaj ka kaluar te Sunderland, ndërsa nuk është ftuar në vitin e fundit asnjëherë nga Belgjika.

Lexo po ashtu Vokrri: Xherdani është i nxehtë të vijë për Kosovën

“Kam provuar ta kontaktoj përmes një familjari të tij. Por ai nuk lajmërohet. Kjo është shumë shqetësuese”, ka thënë Vokrri.

Më parë edhe De Biasi kishte thënë se më lehtë është të kontaktohet Barack Obama se sa Adnan Januzaj. /Telegrafi/