Kryetari i FFK-së, Fadil Vokrri, ka folur edhe për Adnan Januzajn duke thënë se ai nuk është lajmëruar.
Adnan Januzaj ka kaluar te Sunderland, ndërsa nuk është ftuar në vitin e fundit asnjëherë nga Belgjika.
“Kam provuar ta kontaktoj përmes një familjari të tij. Por ai nuk lajmërohet. Kjo është shumë shqetësuese”, ka thënë Vokrri.
Më parë edhe De Biasi kishte thënë se më lehtë është të kontaktohet Barack Obama se sa Adnan Januzaj. /Telegrafi/