Fadil Vokrri sonte bëri apel tek shikuesit qe të jenë të shumë të kujdesshëm pasi që një gabim i vogël mund të i kushtoj Kosovës shumë, shumë shtrenjtë.
"Unë bëjë apel për të gjithë shikuesit se duhet të jenë sa më vigjilent, dhe të mos bëjnë gjeste te pahijshme që do të i bënin keq Republikës së Kosovës, prandaj unë dua që të kemi nje lojë shumë të bukur, pa ndonjë gjë negative, t’i befasojmë të gjithë, dhe të tregojmë se çfarë mund të bëjmë, ndërsa shpresoj që do te hyjmë në FIFA me të gjitha të drejtat që i meritojmë", tha Vokrri.
Ndërsa kur u pyet për biletat që po ka shumë kritika sepse çmimet janë shumë të larta ai u përgjigj "Ne jemi munduar të i bëjmë biletat të kapshme për shikuesit, dhe nuk mendoj se çmimet janë shumë të larta, shpresoj qe do te kemi sa me shumë shikues më 5 mars", u shpreh Vokrri. /Tribuna/Telegrafi/