Telegrafi

Gramoz Vokrri: Ishte vullnet i klubeve që unë të futem në garë për të parin e FFK-së

Kandidati për kryetar të Federatës së Futbollit të Kosovës, Gramoz Vokrri thotë se ai vendosi të kandidojë pasi që një numër i madh i klubeve mendojnë se ka nevojë për ndryshime.

Vokrri në RTV Dukagjini ka thënë se ai do të jetë bartës i këtyre ndryshimeve.

“Pas disa konsultimeve me disa klube kam vendosur të jem bartës i këtyre ndryshimeve. Një numër i madh i klubeve duan një frymë të re. Ky ka qenë një vullnet i klubeve pa të cilat nuk kam mundur të kandidojë. Duhet një ndryshim për të sjellë një frymë të re. Tashmë dihet se ka një numër të madh problemesh në FFK”, deklaroi ai, përcjell Telegrafi.

Duke folur për nënshkrimet e depozituara bashkë me kandidaturën e tij, ai thotë se asgjë nuk kanë dyshime në vërtetësinë e tyre.

“Nënshkrimet e mia kanë qenë publike pasi janë të pastra. Për momentin nuk kemi kurrfarë konfirmimi apo mohimi nga ana e Federatës. Në nenin 39 thuhet qartë se Sekretariati duhet t’i njoftojë kandidatët një muaj para zgjedhjeve. Sot jemi 17 ditë para zgjedhjeve dhe nuk kam njoftim. Nuk e di a është shkelje kjo apo jo”.

Lexo po ashtu Publikohet letra nga UEFA ku shkruhet se Agim Ademi është i pezulluar, ky i fundit reagon në lidhje me të

Vokrri thotë se çdokush që gënjejnë për nënshkrime bënë vepër penale.

Ai vazhdon ta konsideron të jashtëligjshëm Kuvendin e thirrur për muajin prill.

“Kuvendi vazhdojë të mendojë se është i jashtëligjshëm pasi nuk dihet se në cilin nen është thirrur. Disa persona thirren në nenin 28, emailin që e kanë pranuar klubet, flitet për nenin 39. Neni 39 flet qartë ku thuhet se Kuvendi duhet të thirret 2 muaj më herët”.

Ai thotë se ka vendosur të garojë vetëm për interes të futbollit.

“Nuk kam dashur të lë mundësinë që të kalojë pa kundër kandidatë, pasi kjo është në interes të futbollit”, deklaroi tutje Vokrri./Telegrafi/