Site icon Telegrafi

Vokrri fton në mbledhje kryetarët e klubeve

“Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, ka ftuar për ditën e hënë, më 22 prill 2013, në orën 12.00, një mbledhje me kryetarët e klubeve të Raiffeisen Superligës (pjesëmarrës duhet të jenë vetëm nga një përfaqësues të klubeve),Për shkak të rëndësisë së kësaj mbledhje luten kryetarët ta respektojnë ftesën”, thuhet në njoftimin e publikuar në uebfaqen zyrtare të FFK-së.

Ky takim është thirrur, vetëm pak ditë pasi krerët e klubeve të Superligës mbajtën një mbledhje, ku kërkuan nga FFK që të shkarkoj nga detyra krerët e Komisionit të Garave dhe atij Disiplinor.

Udhëheqësit e këtyre Komisioneve, pas kësaj kërkese dhanë vetë dorëheqje, derisa Vokrri, të hënën pritet të emëroj kryetarët e ri gjatë mbledhjes së Komitetit Ekzekutiv të FFK-së. /Telegrafi/ 

Exit mobile version