Herolind shala ka mbetur i tronditur me vdekjen e Fadil Vokrrit.
Ish-presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës dy ditë më parë kishte qenë në vizitë te Shala.
Mesfushori fantastik i Kosovës kishte thyer dorën në ndeshje kundër Shqipërisë.
Vokrri e vizitoi atë në shtëpinë e tij së bashku me Eroll Salihun, Bakir Burrin dhe Murat Berishën.
“Dy ditë më parë ishe dhe më vizitove. Kaluam shumë qaste të mira. Më the shumë fjalë të mëdha dhe tani ke ikur befasisht”.
“Ky largim i yti president nga jeta më ka tronditur mua, është humbje e madhe për ne si futbollist të Përfaqësueses, për FFK-në dhe gjithë popullin e Kosovës. Prehu në paq legjendë, do të luajmë gjithmonë për ty”, ka shkruar Shala.
Vokrri ndërroi jetë në moshën 57-vjeçare pas një sulmi të pësuar. /Telegrafi/