Telegrafi

Vokrri e Suker shkëmbejnë dhurata gjatë një darke (Foto)

Kosova dhe Kroacia do të takohen sonte stadiumin shkodran të Loro Boriçit.

Krerët e Federatës së Futbollit të Kosovës kanë shtruar një darkë në nderë të homologëve kroatë.

Dy Federatat, që njihen për raporte të mira, janë takuar një natë para takimit për kualifikueset e botërorit.

Me këtë rast, Vokrri në shenjë mirënjohje dhe kontributi që ka dhënë për sportin kosovar, i ka dhënë një shpërblim kreut të Federatës së Futbollit të Kroacisë, Davir Suker, transmeton Telegrafi.

Këtë e ka bërë të ditur njëri prej zyrtarëve të lartë të FFK-së, Bekim Haxhiu, ku ka publikuar në rrjetet sociale edhe disa fotografi teksa shihen anëtarët e të dyja federatave.

“Darkë e veçantë në mikpritje të kombëtares kroate, bashkë dy legjendat e futbollit Davor Shuker e Fadil Vokrri, zyrtarët të UEFA-s si dhe përfaqësuese të futbollit dhe diplomacisë së dy shteteve tona mike”, ka shkruar Bekim Haxhiu në Facebook.