Në këtë takim mikun e FFK-së, Ali Shenin, kryetari Vokrri e njohu për përpjekjet dhe angazhimet e fundit që po bëhen për ndërkombëtarizimin e futbollit të Kosovës, sidomos tash në dritën e letrës së kryeministrit Hashim Thaçi dërguar presidentit Blatter.
Kryetari Vokrri i kërkoi Aliut që të angazhohet për të shfrytëzuar autoritetin dhe miqësitë e tij në mekanizmat ndërkombëtarë për ndërkombëtarizimin e futbollit të Kosovës, veçmas tash para mbledhjes së Këshillit Ekzekutiv të FIFA-s që do të mbahet më 20 e 21 mars.
Nga ana e tij, Sheni përshëndeti angazhimin e kryeministrit Thaçi dhe të krerëve të FFK-së, duke premtuar se do të jetë gjithmonë në mbështetje dhe në dispozicion të kësaj federate dhe se do të vërë gjithë autoritetin e tij në shërbim të futbollit të Kosovës deri në arritjen e synimeve të parapara. /Telegrafi/